|
|
Ligjërata |
Çmimi i ultët i kamerës digjitale ka mundësuar
paraqitjen e teknologjisë së procesimit të imazhit po thuajse në
çdo vend; në Internet, në sigurim të bankave dhe
objekteve më rëndësi shoqërore, inspektim vizuel të prodhimeve
në industri, survejim të trafikut, identifikim biometrik të
personave, navigacion automatik të robotit etj, për të përmendur disa nga
aplikacionet e kësaj teknologjie. Sasia shumë e madhe e
informatave të krijuara nga aplikacionet e ndyshme ka shfaqur
nevojën për një procesim dhe arkivim më 'intelegjent' të imazheve.
Qëllimi i kësaj ligjërate është
njoftimi me konceptet dhe metodat themelore të procesimit të imazheve.
Temat e Ligjërates:
- Hyrje në procesim të imazheve.
- Imazhi digjital dhe vetitë.
- Struktrurat e të dhënave për analizë të imazhit.
- Paraprocesimi i imazhit.
- Segmentimi i imazhit.
- Hyrje në analizë të imazhit.
- Imazhet binare dhe morfologjia matematike.
- Transformimet radiometrike dhe gjeometrike.
- Kompresimi i imazhit.
Foliet
e ligjëratave (kontaktoni yll@prip.tuwien.ac.at).
Demo të problemeve që janë zgjedhur duke përdorur teknologji
të procesimit të imazhit.
English version of the lecture syllabus.
|
|